MENU
klinika

"Informacionet unë i marr nga media"

Fondet IPARD II, a ka hetime në lidhje me këtë çështje? Flet ministrja Denaj

30.11.2023 - 22:07

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj thotë se nuk ka dijeni nëse ka hetime në lidhje me fondet IPARD II.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Denaj u shpreh se në lidhje me këtë çështje duhet të flasë drejtësia.

“Neve, informacionet, unë i marr sikurse i merrni ju nga mediat. Unë marr informacionet me kontrapartin tonë në dixhiagri që lidhet me punën operacionale që lidhen me punët operacionale për të përmirësuar elementë të organizimit institucional për t’u bërë gati për IPARD III . Ndërkohë,e gjithë pjesë tjetër, jam po ashtu si ju, konsumuese e lajmeve, dhe besoj që kur institucionet të kenë informacionin në lidhje me këtë proces, do dimë sesi do të jetë. Por në mënyrë absolute, nuk mundemi të vendosim një notë për IPARD 2, për prodhuesit shqiptarë. Unë flas jo vetëm si ministre bujqësie, por edhe si një përfaqësuese e një pune që e shikoj çdo ditë në terren”, theksoi ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN