“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Gjendrat tiroide, trajtimi me bimë
Mjeku: Në Shqipëri mjekësia popullore është e lashtë, njësoj si në shumë vende të botës. Kjo metodë popullore në vendin tonë ka ekzistuar që në lashtësi dhe ka ardhur deri në ditët e sotme po me të njëjtat metoda, duke alternuar njohuritë e metodave popullore.
Të sëmurët me gjendra tiroide preken shpejt, qajnë për hiç gjë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh tek gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.
Funksioni i gjendrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjendrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjendrën, shkaqe të tjera të panjohura, të cilat veprojnë drejtpërdrejtë në gjendër. Këto janë shenjat dhe mosfunksionimi i hipertireozës, pra ulja e funksionit.
Kurse hipertireoza (shtim i funksionit), për të cilën do të flasim më poshtë, është një sëmundje që prek më tepër gratë. Gjendra prodhon shumë hormone, kështu trupi pëson disa çrregullime me rëndësi siç ishin ato që përmendëm më lart në hipotireozë me ulje të funksionit, sepse shenjat janë të njëjta.
Do të flasim për gushën (strumën). Është një sëmundje që shoqërohet me zmadhimin e gjendrës tiroide, shfaqet më tepër tek gratë në çdo moshë. Gjendrat zmadhohen në forma dhe në mënyra të ndryshme. P.sh.: gjendrat zmadhohen në mes ose në të dyja anët apo njëra anë me përmasa të ndryshme, disa herë në një kohë të shkurtër, disa herë në një kohë të shkurtër disa herë gradualisht.
Gusha endemike quhet ajo sëmundje që shkaktohet nga mungesa e jodit në vendet malore. Personat shqetësohen nga pamja jo e bukur e fytit. Zakonisht gjendrat tiroide me mungesë jodi gjenden tek
personat në vendet malore, kurse ato me tepricë të jodit në bregdet. Ka raste shumë të rralla që tek ndonjë person ndodh e kundërta. Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për kurim sesa ato me mungesë jodi.
Trajtime popullore
Në 1 litër raki të fortë rrushi 18 gradë tretni 1kg sheqer dhe pastaj hidhen 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push sipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vend të errët. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Kjo është metoda me mungesë të jodit. Për personat që kanë gjendra tiroide me mungesë jodi, duhet të mbajnë tek koka e krevatit një degë pishe me boçen e saj, që çliron jod me grykë të hapur nga darka deri në mëngjes.
I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Pra, në vjeshtë kur ka me shumicë, duhet të konsumohen një orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë.
Ata që vuajnë nga gjendrat tiroide të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrra limoni ose 50 gr lëvore që zihen në 500 gr ujë për 20 minuta, dhe pihet 2 herë nga një filxhan kafeje esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut që rritet në dete, që ka shumë jod, dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.
Frashëri i bardhë: zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 min dhe i kulloni. Pihen 2 gota ujë në ditë të ëmbëlsuara sipas dëshirës. Prej shumë vitesh njihen këto ilaçe popullore për shërimin e gjendrave tiroide me mungesë të jodit dhe për shërimin e strumës.
Gusha. Për këtë sëmundje përdoret bima e gjineshtrës. Pasi e thërrmoni, merrni 1 lugë çaj dhe e hidhni në 1 gotë me ujë. Zihet 10 minuta. Kullohet dhe pihen 3 gota në ditë të ëmbëlsuara me mjaltë. Kura vazhdon 3-4 javë. Kurse fëmijët pinë 3-4 lugë gjelle. Kjo metodë shërben për ata që vuajnë nga gusha.
Gjendrat tiroide me tepricë të jodit janë më të vështira për t’u kuruar, por megjithatë ka plot ilaçe popullore që ndihmojnë për të lehtësuar shqetësimet që krijohen dhe për të ulur sa më shumë shqetësimet nervore.
Gjembgomari. Zieni 1 litër e gjysmë ujë. Në momentin e zierjes i hidhni 8-10 lugë çaj me fruta të copëtuara. E lëmë në qetësi për 30 min. E kulloni dhe pihet në çdo vakt e ëmbëlsuar ose jo, sipas dëshirës nga 10 gr ose 2 filxhanë kafe të ngrohtë.
Micla ose bari i bletës. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes i hedhim 5 lugë gjelle me bimë të thara e të grimcuara. E lëmë në qetësi për 20-30 minuta duke e tundur herë pas here. E kullojmë, e ëmbëlsojmë sipas dëshirës dhe pimë në çdo vakt nga 1 gotë ujë.
Trumza. Zieni 2 litra ujë. Në momentin e zierjes hidhni 30 lugë çaj me lule trumze. E lini gati 1 orë në qetësi. E kulloni dhe e shtrydhni. Pihet 1 gotë, 1 herë në dy ditë, e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar sipas dëshirës.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.