MENU
klinika

Athina ka kërcënuar disa herë qeverinë shqiptare

Gjykata e Lartë rrëzon grekët: Vendimi për betimin e Belerit i takon SPAK-ut, jo Drejtorisë së Burgjeve

17.11.2023 - 19:07

Lutja për tu betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për të Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK si titullar i procedimit penal thekson Gjykata e Lartë…

Gjykata e Lartë ka rrëzuar pretendimet e Fredi Belerit dhe qeverisë greke, se Drejtoria e Burgjeve nuk e lejon atë që të betohet si kryebashkiak i Himarës.

Athina ka kërcënuar disa herë qeverinë shqiptare duke e akuzuar se ka bllokuar betimin e tij përmes Drejtorisë së Burgjeve, por Gjykata e Lartë i ka dhënë zgjidhje këtij konflikti. Në vendimin e zbardhur sot, gjykata shprehet se i takon vetëm SPAK-ut dhe Gjykatës së Posaçme të vendosin nëse duhet lejuar apo jo Fredi Beleri të betohet. Po ashtu thuhet se nuk ka kompetencë për vendim as Gjykata e Durrësit dhe as Drejtoria e Burgjeve.

Lutja për tu betuar në një fazë të hetimit paraprak të çështjes për të Belerin nën arrest me burg, i takon prokurorit të SPAK si titullar i procedimit penal thekson Gjykata e Lartë, sipas të cilës prokurori vlerëson impaktin e dhënies së lejes nëse ndikon apo jo në rezultatin dhe fshehtësinë e hetimit.

“Aksesi i drejtuesit të institucionit të paraburgimit Durrës për të vlerësuar kushtet e aplikimit të kësaj lejeje është pothuajse inegzistent”, thuhet në vendim.

Gjykata shton se përsa kohë çështja gjendet në Gjykatën Antikorrupsion, kërkesa nuk mund të shqyrtohet nga trupë tjetër përtej gjykatës që ka gjykimin në themel.

Fredi Beleri u arrestua për zgjedhjet e 14 majit. Veprimet hetimore speciale zbuluan se në prag të ditës se votimeve ai u përfshi në skemën e blerjes se votës.

Paratë u paguan nga bashkëpunëtori i tij tek qytetari qe iu tha qe për këtë pune do të shpërblehej me 300 euro dhe gjykata deri më tani ja ka refuzuar Belerit kërkesën për tu betuar por edhe për të lënë qelinë.

Më 15 korrik, Beleri humbi betejën me drejtësinë shqiptare për të lënë qelinë. Gjykata e Lartë rrëzoi Fredi Belerin, duke lënë në fuqi masën e arrestit me burg të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit.

Një person bashkëpunoi me policinë dhe prokurorinë e Vlorës për të dokumentuar faktin e akuzës, ai u pajis me logjistikën e nevojshme, që nga regjistruesi.

I infiltruari arriti të merrte shumën prej 40 mijë lekëve të reja në kërkim të 8 votave në favor të Belerit. Beleri u shpall fitues nga qelia në zgjedhje, por betimi i tij nuk u krye asnjëherë për të marrë detyrën.

Arrestimi i tij ka nxitur reagimin e Athinës e cila kërkon me ngulm lirimin e tij duke deklaruar se arrestimi i tij ka lidhje politike.