MENU
klinika

Padia e familjarëve

Gjykata e Strasburgut del me vendim për “Gërdecin”

07.11.2023 - 13:16

Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut ka dalë me vendim për padinë e familjarëve të Gërdecit.

Teksa kjo çështje ndodhet në Gjykatën e Posaçme me kërkesë të SPAK, Strasburgu thotë se ndër vite ka pasur shkelje.

Sipas vendimit të Strasburgut, familjarët e viktimave do duhej të ishin bërë pjesë e procesit që prej fillimit, ndërsa hetimi për ish-ministrin Fatmir Mediu është zvarritur.

Ky vendim i Strasburgut pritet të bëhet pjesë e procesit në GJKKO.

Çështja ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu është rihapur pasi Zamira Durdaj, e cila humbi të birin në ngjarjen e Gërdecit, e kallëzoi atë në SPAK.

Mediu ishte një nga të akuzuarit për shpërdorim detyre për ngjarjen e vitit 2008 ku Shqipëria u trondit nga shpërthimi i një depoje të armëve ushtarake në Gërdec, në afërsi të Tiranës ku mbetën të vdekur 26 persona.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"I thashë prokurorëve që nuk kam asnjë lidhje"

“A ndiheni i rrezikuar”? Shkëlzen Berisha del nga dyert e SPAK

Ngjela ngre dyshime: Gërdeci gjëmë historike

“Nëse SPAK vërteton që qeveria ka gisht, diçka madhore…”