MENU
klinika

Sherri për tokën te Kepi i Rodonit

Gjykata liron 7 të arrestuarit, dhe Mark Frrokun

02.11.2023 - 14:41

Gjykata e Durrësit ka liruar 8 të arrestuarit që u përfshinë në konfliktin për pronësinë e tokës në Kepin e Rodonit.

Gjykata vendosi detyrim paraqitje ndaj tyre, mes të cilëve edhe ish-deputeti Mark Frroku.

Ndërsa për Besnik Tomën, që akuzohet se është personi që qëlloi me armë ditën e ngjarjes, është lënë arrest në burg në mungesë. Besnik Toma vijon të jetë i shpallur në kërkim.

Prokuroria e Durrësit kërkoi masë sigurie “detyrim paraqitje” për 8 të arrestuarit, gjë që u pranua nga gjykata.

Përplasja për tokën te Kepi i Rodonit kishte zanafilla të hershme, por degradoi të dielën, për shkak të pretendimeve që banorë të zonës dhe përfaqësues të kishës në zonën e Kepit të Rodonit kanë lidhur me një truall.

Gjithçka nisi në momentin që përfaqësuesit e kishës po kryenin rrethimin e tokës, për të cilën disponojnë certifikatë pronësie. Por me këtë dokument, pretendojnë të jenë pajisur edhe banorët e zonës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN