MENU
klinika

Ngarkojnë kompjuterin

Sa memorie shpenzojnë faqet e hapura në Chrome? Si ta shihni

09.11.2023 - 08:33

Pas shtimit të veçorisë së quajtur “Kursyesi i kujtesës” në fillim të këtij viti, platforma Chrome në versionin desktop (Mac, Windows, ChromeOS, etj.) tani do t’u jep mundësinë që të shihni se sa memorie ka shpenzuar.

Përveç emrit të faqes apo domenit, të cilin e keni të hapur, mbi të do të shfaqet një shirit i quajtur “Përdorimi i memories”.

Kjo veçori e thjeshtë ju lejon të shihni se cilat faqe po ngarkojnë veçanërisht sistemin tuaj.

Të njëjtën mund ta aktivizoni (ose çaktivizoni) nga Cilësimet > Performanca.

Ekziston gjithashtu edhe mundësia tjetër e quajtur “Mbani gjithmonë [disa] sajte aktive”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN