MENU
klinika

Disa këshilla të vlefshme

Hap pas hapi: Ja se si të jesh më produktiv/e

18.11.2023 - 09:07

Ndonjëherë na ndodh të mos jemi produktivë, sado që të përpiqemi. Për këtë, ka disa strategji që të ndimojnë të jesh person më kreativ dhe të mbarosh projektet që ke nisur.

Më poshtë, ke një guidë që të tregon hap pas hapi se të jesh më produktiv/e:

Skedulo aktivitetet në mbrëmje, që të arrish t’i kryesh në mëngjes. Kjo do të të japë më shumë kohë që të menaxhosh kohën dhe ditën.

Nëse e mbaron një detyrë, jepi vetes një shpërblim. Nëse nuk e mbaron, një dënim të vockël. Pra, kur kryen me sukses dhe brenda afatit një detyrë të caktuar, dhuroji vetes diçka të vogël, si për shembull ushqimin e preferuar. Nëse nuk e kryen, një dënim të padëmshëm. 🙂

“Raporto” arritjet e tua. Shkruaji diku ose thuaja një personi që i intereson.

Përdor rregullin e prokastinimit 3-minutësh. Për 3 minuta bëj një pushim. Kështu, do i japësh mundësi trurit të përqendrohet te projekti dhe të marrë pushimin e duhur.

Bëj një listë prioritetesh. Nise me ABC-në dhe me gjërat që kanë vërtet rëndësi. Vizualizo një mënyrë se si do t’i arrish dhe jepi!

Hiq gjërat që të shpërqendrojnë. Kjo të ndihmon shumë. Bëj një pauzë nga telefoni, TikTok-u, apo televizori që ke në dhomë.

Vendos afate. Është shumë e rëndësishme që të kesh një afat kohor për përfundimin e një projekti. Sa më i afërt të jetë ai, aq më person i përgjegjshëm do të ndihesh për ta kryer atë.