MENU
klinika

Bëhen online në e-Albania

Hapen aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024

06.11.2023 - 10:23

Nga dita e sotme janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024. Procesi i aplikimit do të kryhet i gjithi online përmes e-Albania. Kryeministri Edi Rama ka ndarë edhe një video në rrjetin e tij social ‘Facebook’, ku tregohen hapat se si kryhet aplikimi në e-Albania.

“MIRËMËNGJES dhe me njoftimin se nga sot janë hapur aplikimet për menaxhimin e stacioneve të plazheve për vitin 2024, proces që i gjithi kryhet online përmes e-Albania, për të përgatitur që tani një tjetër sezon fantastik veror, ju uroj javë të mbarë”, shkruan Rama.

Aplikimet për stacionin e plazheve për sezonin e ardhshëm turistik janë hapur më herët se vitet e tjera, nisur kjo edhe nga bumi i turistëve që pati vendi ynë. Qeveria thotë se hapja më herët e aplikimeve ka si synim që të jenë më të përgatitur për sezonin e vitit që vjen. Aplikimet do të jenë të hapura deri në fund të këtij viti, pra për rreth dy muaj.

Kliko këtu për të kryer aplikimin.