MENU
klinika

"Ja frika ime më e madhe"

I riu shqiptar tregon si ka kaluar 6 mijë emigrantë me gomone drejt Britanisë

19.11.2023 - 20:18

Një 20-vjeçar shqiptar i cili merrej me trafikimin e emigrantëve shqiptar nga Shqipëria në Britaninë e Madhe, ka rrëfyer se si zhvillohet ky aktivitet dhe shumat e mëdha të parave që fiton.

Në një intervistë për mediat britanike, ai ka treguar se në ditë mund ta kontaktojnë 200 – 500 emigrantë shqiptarë për të rregulluar udhëtime të paligjshme në Britani.

I prezantuar me pseudonimin Dini, 20-vjeçari është shprehur se emigrantët zgjedhin të udhëtojnë drejt Britanisë pasi perceptohet si vend i pasur dhe se mund të fitohen shuma të mëdha parash, veçanërisht për ata që dëshirojnë të punojnë në fermat e kanabisit.

“Të gjithë njerëzit duan Anglinë sepse Anglia ka para. Ata vijnë sepse duan të punojnë në shtëpitë e drogës ose ngaqë kanë familjarë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka treguar së gjatë vitit të kaluar, numri i emigrantëve që ka nisur ilegalisht drejt Britanisë së Madhe është rreth 6000.

“Unë kurrë nuk e kam numëruar numrin e personave që shkojnë në Angli, por është i lartë, ndoshta 6,000 vitin e kaluar. Unë kam dy role. Unë marr paratë nga familjet e emigrantëve që kanë arritur në Britani dhe flas me klientët në kanalet e mediave sociale që duan të shkojnë në Angli nga Shqipëria. Kam kontakte në Angli, të cilët janë miqtë e mi, dhe flas me kurdët në Francë të cilët organizojnë kalimet me anije”, ka treguar ai.

I riu shqiptar ka treguar më tej se u bë një kontrabandist ndërsa miqtë organizonin kalime nga Britania, dhe se mblidhte informacione të hollësishme personale për emigrantët, të cilat përdoreshin nga bandat kurde për të identifikuar saktë klientët që paguanin dhe për të siguruar që askush të mos shmangte tarifën prej 4000 £ për udhëtimin.

Pagesa e udhëtimit duhet të bëhet vetëm pasi udhëtimi të ketë përfunduar me sukses, ka thënë ai. I pyetur nga gazetari se si kryheshin këto pagesa, ai ka refuzuar të jap detaje.

“Nuk më pëlqen të jap shumë detaje për pagesën,” u përgjigj ai. “Nuk do të doja t’i përgjigjem kësaj pyetjeje. Kontaktet e mia në Angli janë të njohura. Do të doja ta kapërceja këtë pjesë.”

Dini ka rrëfyer se komunikimit dhe lajmërimet për nisjen e emigrantëve i bën në rrjetet sociale, ku tha se ka tre të tilla. Ai është shprehur se ka klientët janë të të gjitha kategorive, përfshirë këtu edhe djem minoren.

“Nga llogaritë e mia bëj postime duke thënë ‘këtë ditë do të shkojmë me varkë në Angli, më shkruani për detajet’. Videot bëhen virale në një moment dhe njerëzit fillojnë të më kontaktojnë. Unë drejtoj tre profile të ndryshme, njëri ka 3,000 ndjekës, tjetri 10,000 dhe i treti ka 11,000. Kam klientë nga të gjitha kategoritë, familje, 16-vjeçarë dhe burra që duan të shkojnë në Angli për të ndryshuar jetën e tyre”, ka deklaruar ai.

Dini, i cili është në mesin e të 20-ave, pretendon se fiton më shumë se 50,000£ në vit nga biznesi i tij i kontrabandës. Shumica e parave të marra nga emigrantët sipas tij shkojnë për bandat kurde, që drejtojnë vendkalimet nga brigjet e Francës.

Paga mesatare në Shqipëri është vetëm 4200£ në vit ka thënë ai, dhe si e tillë ka nisur të merret me trafikim.

“Unë mund të fitoj para të mira me këtë punë, por e di që është e rrezikshme dhe nuk e shoh veten duke bërë këtë punë gjatë gjithë jetës sime”, tha ai

Trafikanti shqiptar pranoi se ndjekja penale nga autoritetet ishte një rrezik, frika që e shqetëson sipas tij është hakmarrja nga familjet e atyre që ai trafikon nëse ndodh më e keqja.

“Nëse diçka shkon keq në varkë, është një problem i madh për mua, sepse nëse një person vdes, familja e tij do të përpiqet të më gjejë. Ato familje mund të më vrasin dhe të thonë ‘ti bëre këtë me fëmijën tim’”, shprehet ai. Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën për mua, por një ditë mund të ndodhë. Ekziston një rrezik sa herë që hipin në barkë, sepse gjithmonë ka më shumë njerëz sesa duhet të jenë. Ky lloj biznesi është shumë i ndërlikuar. Është e organizuar mirë, unë jam vetëm një pjesë e saj. Ka shumë njerëz që marrin vendime dhe organizojnë detaje të tjera”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Mora borxh 4500 paund tek të afërmit për të prenotuar gomonen"

“Mos udhëtoni drejt Britanisë”/ 15-vjeçari rikthehet në Shqipëri pas 5 muajsh qëndrimi

Media britanike: Pse vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar?

“Shqipëria, një shtet i dështuar që drejtohet nga një qeveri e korruptuar”