MENU
klinika

“Nuk ka arbitër tjetër”

Ilir Demalia: Sfida që i bën Berisha gjykatës, skandal

16.11.2023 - 18:32

Duke folur për procesin gjyqësor në lidhje me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Ilir Demalia thotë në News 24, se Sali Berisha duhet të bëjë betejën e tij në dyert e drejtësisë.

“Sfida që i bën Berisha gjykatës tregon se sa e dobët është gjykata. Bill Clinton ishte presidenti kur u mor në pyetje dhe u bë qull në djersë kur ishte para trupit gjykues. Edhe kur është antikushtetuese, Berisha do ta zgjidhë në gjykatë çështjen e tij dhe nuk mund ta zgjidhë me çifteli dhe lahutë.

Kjo është skandal. Nuk ka arbitër tjetër. Presidenti Trump iu përgjigj çdo thirrje të gjykatës pavarësisht pretendimeve të tij se akuzat janë politike. Nuk e vendos Berisha nëse SPAK ka shkelur ligjin”, tha ai.