MENU
klinika

Ja çfarë do të ndryshojë

Instagram vjen me një veçori të re dhe lidhet me Reels!

04.11.2023 - 12:34

Instagram, platforma e medieve sociale në pronësi të Meta-s po lançon një veçori që i lejon përdoruesit e tyre të shtojnë tekstet e këngëve në videot Reels, ashtu sikurse në story-t në Instagram. Kjo vjen pasi u tha se Instagrami po testonte disa veçori të reja gjatë javëve të fundit.

Disa nga ato veçori u përqendruan në përmirësimin e mënyrës se si ne i shikojmë feed-et tona dhe disa prej tyre kishin të bënin me postime bashkëpunuese. Sidoqoftë, veçoria e re për shtimin e tekstit të këngës në Instagram Reels është një veçori që është e njohur për përdoruesit pasi është e disponueshme në Instagram Stories.

Ndërkaq, përdoruesit e Facebook dhe Instagram në Evropë po marrin opsionin për të paguar për versionet pa reklama të platformave të mediave sociale, si një mënyrë për të respektuar rregullat strikte të kontinentit për privatësinë e të dhënave. Duke filluar nga ky muaj, përdoruesit në shfletues desktop mund të paguajnë rreth 10 euro në muaj ndërsa përdoruesit e iOS ose Android do të paguajnë afërsisht 13 euro.

Rikujtojmë, se Meta, kompania mëmë e Facebook-ut dhe Instagram-it, akuzohet se mashtroi publikun në lidhje me rreziqet e përdorimit të mediave sociale duke kontribuar në një krizë të shëndetit mendor tek të rinjtë. Pretendimet janë pjesë e një padie federale nga dhjetëra shtete amerikane. Ata thonë se kompania përdori elemente varësie për të “futur në grackë” përdoruesit, duke fshehur “rreziqet thelbësore” të platformave të saj. Meta nuk e fshehu zhgënjimin.

Sjellim në vëmendje se Instagram ka shënuar rritje të konsiderueshme në Turqi. Pas Indisë, Turqia u bë vendi i dytë më aktiv me 153.6 milionë llogari aktive. Instagram është bërë një nga platformat e mediave sociale më të përdorura në botë. Sipas një raporti të publikuar nga një portal i specializuar për vlerësimin e faqeve të internetit, Turqia ka qenë ndër vendet me shkallën më të lartë të përdorimit të Instagramit që nga fundi i shtatorit.