MENU
klinika

"Për 20 vite e shikoja djalin vetëm nga larg..."

Ish muxhahedini zbulon detajet rrëqethëse brenda kampit MEK në Manëz

12.11.2023 - 11:35

Muxhahedinët iranianë, të quajtur ndryshe “opozita iraniane” ndodhen prej kohësh në emigrim.
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit Iranian (MEK), është krijuar në Iran në vitin 1965 nga një grup studentësh radikalë që ndërthurën marksizmin dhe islamin.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta zyrtare, numri i muxhahedinëve që strehohen në kampin e Manzës mendohet se është 3500.
Ali Zamani është një ish-muxhahedin i cili mundi të arratisej nga kampi i Manzës pas 20 vitesh qëndrim në MEK.
Në një intervistë televizive ai zbuloi si u bë pjesë e kësaj organizate, arratisjen dhe jetën e re në Tiranë.

Ai tregoi të gjitha përjetimet e këtyre viteve, “ Në fillim u bëra pjesë e MEK me idenë se rruga jonë krah kësaj organizate ishte drejt Europës apo Amerikës, por shumë shpejt e kuptova që kjo nuk ishte e vërtetë.

Hyra në MEK me gruan dhe dy fëmijët, na detyruan të ndahemi pasi për ta nuk ekzistonte familja, burrat rrinin veç dhe gratë veç. Për 20 vite e shikoja djalin vetëm nga larg dhe nuk munda dot ti flas asnjëherë brenda kampit, ndërsa ish gruan se pashë asnjëherë më pasi u futëm në kamp. Ajo vazhdon të jetë ende atje. MEK kontrollon çdo gjë, presioni psikologjik ishte pjesa më e vështirë, të kontrollohen mendimet, veprimet. Jam i lumtur që munda të arratisem pas 20 vitesh”- tha ish muxhahedini.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Irani një ‘rrezik’ për Shqipërinë

Muxhahidinët/ Raporti i DASH për terrorizmin

Pse Greqia nuk ka të drejtë të ndërhyjë për dosjen “Beleri”

Spartak Ngjela: Marrëdhëniet e Berishës me SHBA janë prishur që në vitin ’96