MENU
klinika

Marrëveshja për emigrantët

Kancelari Scholz: Respektojmë protokollin mes Italisë dhe Shqipërisë

22.11.2023 - 23:11

Gjermania po ndjek “me interes” çështjen që lidhet me protokollin për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë. Kështu tha kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një konference për shtyp me kryeministren italiane Giorgia Meloni me rastin e samitit ndërqeveritar që po zhvillohet sot në Berlin.

“Bashkimi Evropian është marrë me këtë çështje. Afërsia midis Italisë dhe Shqipërisë, e ndarë vetëm nga deti, është e rëndësishme këtu. Ne duhet të gjejmë një mënyrë për të reduktuar emigracionin e paligjshëm. Ne kemi nevojë për partneritet me vendet e origjinës dhe tranzitit dhe ne po punojmë për këtë plan. Ne bashkëpunojmë ngushtë në Evropë, në frymë miqësie”, tha kancelari gjermane.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thanë se kanë rënë dakord që të strehojnë përkohësisht në Shqipëri mijëra migrantë që kërkojnë azil në Itali.

Në bazë të marrëveshjes, nëse Italia i refuzon kërkesat për azil, Shqipëria më pas do t’i dëbojë migrantët.

Fëmijët dhe gratë shtatzëna do të përjashtohen nga marrëveshja.

Italia do të financojë për ndërtimin e dy qendrave në Shqipëri, të cilat mund të mbajnë deri në 3.000 migrantë në të njëjtën kohë, ose deri në 36.000 në vit.