MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Kanceri në gjak, ç’duhet të dimë

14.11.2023 - 12:27

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Kanceri në gjak, ç’duhet të dimë

Mjeku: Shenjat klinike variojnë nga pa simptoma deri tek një kompleksitet i madh simptomash klinike. Në përgjithësi sëmundjet malinje të gjakut ose kanë temperaturë ose kanë fenomene hemorragjike

Konkretisht flitet për rastet kur sëmundja zbulohet që në stadet e para të shfaqjes, dhe jo në stade të rënduara. I pyetur nëse në QSUT kemi kushtet për të trajtuar sëmundjet malinje të gjakut, Ivanaj shprehet se edhe pse ndoshta nuk kemi kushtet e vendeve të tjera evropiane kemi të gjitha mundësitë për trajtimin e këtyre sëmundjeve.

Sëmundjet malinje të gjakut ose hemopatitë janë ato që në mënyrë të zakonshme u themi kancer të gjakut. Kanceri i gjakut ndodhet në palcën kurrizore dhe çon në prishjen gjenetike të qelizave themelore. Gjithashtu, duke prishur kontrollin e prodhimit të qelizave të gjakut, bën që të ketë një akumulim të tepërt të gjakut në trup.

Çfarë i shkakton këto sëmundje?
Shkaktarët nuk dihen. Akuzojmë shumë faktorë, por asnjë prej tyre nuk mund ta akuzojmë në mënyrë të drejtpërdrejtë. Pë rshembull, rrezatimet në përgjithësi dhe rrezatimet bërthamore në veçanti, si shpërthimi i Çernobilit ose situatave pas bombave bërthamore në Japoni ka vërtetuar që japin sëmundje të gjakut. Për histori, vetë personi që ka zbuluar radioaktivitetin (Mari Kyri), ka vdekur nga një kancer i gjakut.

A ndikojnë faktorë të tjerë veç faktorëve të jashtëm?
Besojmë se po. Pra, është tjetër gjë që të besojmë dhe tjetër gjë ta vërtetosh këtë gjë. Jemi larg të vërtetuarit, por dimë mirë se të gjitha sëmundjet e gjakut në mekanizmin e lindjes së tyre kanë një dëmtim gjenetik. Ky dëmtim gjenetik ka ardhur si pasojë e faktorëve që kanë ndikuar nga jashtë. Mendojmë që bashkimi i këtyre dy faktorëve ka dhënë këtë dëmtim gjenetik, i cili është në origjinën e sëmundjes. Sëmundjet e gjakut fillojnë nga dëmtimi i një qelizë e vetme.

Pse një konsumator i duhanit dhe i alkoolit është më i prirur për t’u prekur nga sëmundjet e gjakut?
Këta konsumatorë mund të preken nga kanceri në përgjithësi. Dihet se konsumuesit e duhanit preken nga kanceri i mushkërive, kanceri i stomakut. Mendohet se ka ndikim edhe në kancere të tjera. Pikërisht duhani dhe alkooli janë faktorë të jashtëm, ndikues. Gjithashtu, ka të dhëna statistikore që flasin se njerëzit në qendrat urbane janë më të prirur për të pasur sëmundje malinje. Kjo vjen edhe për faktin se qendrat urbane kanë më shumë ndotës. Ajri është më i ndotur. Të gjitha produktet toksike të cilat janë në ajër mund të ndikojnë. Për shembull, ndotësit që vijnë nga makinat.

Gjithashtu, janë edhe disa lloje pesticidesh përdorimi i të cilave lidhet me frekuencën më të lartë të disa sëmundjeve të gjakut. Pra, këta faktorë që përmendëm ndikojnë, por nuk janë shkaktarë të drejtpërdrejtë. Kjo nuk do të thotë se kush jeton në qytet do të preket nga kanceri domosdoshmërisht.

Cilat janë format e trajtimit të sëmundjeve malinje të gjakut. A ekzistojnë kushtet e trajtimit të të gjitha këtyre sëmundjeve në QSUT?
Sëmundjet malinje të gjakut, në përgjthësi, janë patologji të rënda të cilat nuk shërohen në të gjithë botën. Bëjnë pjesë në sëmundjet e pashërueshme. Por sëmundjet malinje të gjakut në përgjithësi (do të them të kundërtën e asaj që thashë më parë) mund të trajtohen shumë mirë, mund të kurohen shumë mirë dhe disa prej tyre nuk ndikojnë në jetëgjatësinë totale të popullatës.

Nuk kemi asnjë mungesë, i kemi të gjitha mundësitë e kurimit?
Në Shqipëri sigurisht që nuk trajtohen si në Itali ose në Evropë, në përgjithësi. Pse nuk bëhen? Është argument tjetër. Ka mundësi të trajtohet si në Evropë? Sigurisht që po, sepse janë mundëistë. Pse nuk e bëjmë? Se nuk kemi shkuar në Evropë.

Shenjat klinike të sëmundjeve të gjakut?
Shenjat klinike variojnë nga pa simptoma deri tek një kompleksitet i madh simptomash klinike. Në përgjithësi sëmundjet malinje të gjakut ose kanë temperaturë ose kanë fenomene hemorragjike. Mund të shoqërohen edhe me fenomene të tilla, si: këputje, lodhje etj. Ose bashkimin e të gjitha këtyre simptomave së bashku.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.