MENU
klinika

Provokon sërish!

Kanye West, ‘sulm’ ndaj hebrenjve në këngën e tij të re

27.11.2023 - 13:12

Kanye West shkaktoi edhe një herë reagime dhe arsyeja nuk është tjetër veçse qëndrimet e tij për hebrenjtë.

Reperi i njohur është parë në një video që po bën xhiron e rrjeteve sociale duke kërcyer i emocionuar teksa po luhet kënga e tij e re. Teksti i hitit të tij të ri, me titull “Vultures”, ka zhgënjyer publikun e reperit, i cili e cilëson atë si “të pandreqshëm”.

Mes teksteve të tij, Kanye West ka shtuar edhe një herë deklarata antisemite. Në një moment në pistë, Kanye dëgjohet duke thënë: “Si jam antisemitik? Sapo bëra qenin tim një hebre”.

Chris Brown, Ty, Bump J dhe artistë të tjerë ishin gjithashtu të pranishëm, të cilët dukej se e miratuan këngën e Kanye West, duke mos marrë parasysh reagimin e ashpër që do të shkaktonte në internet.