MENU
klinika

Procedohen 11 subjekte private

Kapen në flagrancë duke vjedhur energji elektrike

09.11.2023 - 17:49

Strukturat e kontrollit pranë OSSH-së, pas inspektimeve të shumta që kanë kryer në muajin tetor, kanë konstatuar 11 subjekte private të cilat kanë abuzuar me energjinë elektrike në disa zona të vendit.

Këto subjekte janë kapur në flagrancë duke vjedhur energji elektrike me linjë të dytë ose duke ndërhyrë në matësat e energjisë, thekson Raporti i punës së Departamentit të Kontrollit dhe Rikuperimit të Humbjeve (DKRH), referuar 1584 kontrolleve të ushtruara në rang vendi.

Nga kontrollet e shumta u zbuluan edhe 24 subjekte private, që tarifoheshin si klientë familjarë, ndaj të cilëve u morën masat përkatëse sipas akteve të përcaktuara nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.

Ndër të tjera, OSHEE ka rikuperuar 2.2 milionë kilovatë energji elektrike, si pasojë e kontrollit dhe verifikimit të vazhdueshëm të sistemit të matjes dhe të faturimit për muajin tetor.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Shtetit

SHBA: Kina po zgjat krizën e Venezuelës