MENU
klinika

Afera “Partizani”

Kërkoi shuarje të masës ‘detyrim paraqitje’, nis seanca në GJKKO, Berisha nuk shkon

08.11.2023 - 11:38

Ditën e sotme në orën 10:00 ka nisur seanca pas kërkesës së avokatëve të ish-kryeministri Sali Berisha, i cili kërkon shuarje mase për shkak të afateve.

Berisha ka refuzuar sërish të marrë pjesë në seancën e sotme, ndërsa ka dërguar dy avokatët e tij. Berisha kërkon shuarje të masës ;detyrim paraqitje’, i cili ka marrë nga GJKKO për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, çështje për të cilën ish kryeministri është nën hetim.

Në seancë janë të pranishëm avokatët e Berishës, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj, të cilët kërkojnë shuarjen e masës “detyrim paraqitje” me arsyetimin se nuk janë respektuar afatet ligjore për marrjen e këtij vendimi.

Gjithashtu, në orën 13:00 pritet të shqyrtohet kërkesa e Jamarbër Malltezit. Kërkesa shqyrtohet nga gjyqtarja e shkallës së parë, Irena Gjoka.