MENU
klinika

“Ndoshta duhet ndryshuar”

Krimenelë në banesë, por ..? Balla: Policia nuk ndërhyn dot në banesa pa shkuar ora 7:00 e mëngjesit

02.11.2023 - 23:50

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se operacionet për kapjen e personave të cilët janë shpallur në kërkim, do të vijojnë, duke iu referuar edhe Suel Çelës, i cili ka mundur t’i shpëtojë disa herë operacioneve për kapjen e tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Balla vuri theksin te një problematikë, ku tha se policia nuk ndërhyn dot në banesa pa shkuar ora 7:00 e mëngjesit.

Sipas Ballës, ndoshta ka ardhur momenti që kjo të ndryshohet.

“Operacionet do të vijojnë shpesh. Ajo që po ju thoja ka të bëjë me rritjen e integritetit brenda forcave të policisë në mënyrë që operacionet të jenë shumë konfidenciale. E vërteta është që ka edhe një problematikë tjetër, që unë nuk besoj se ju e dini që policia nuk ndërhyn dot në banesa pa shkuar ora 7:00 e mëngjesit. Ndoshta ka ardhur momenti, që këtë ta ndryshojmë, sipas modeleve të vende të tjera. Gjermania është një model që nuk ka orar, por ne, siç më thotë drejtori i Përgjithshëm i Policisë apo ekspertë të tjerë, ndoshta kjo duhet ndryshuar.

Kontrollet e banesave bëhen në këtë orar siç ju thashë. Fakti që ke marrë urdhër kontrolli e ke marrë mbi bazën e indicieve dhe kjo nuk më është dukur dicka që nuk funksionon dhe nuk duhet të jetë kështu dhe ndaj edhe unë kam ardhur t’i ndryshoj ca gjëra. Do e ndryshojmë edhe këtë. E rëndësishme është që ne të rrisim forcën goditëse”, theksoi ai.