MENU
klinika

Buxheti 2024

Kryeministri Rama paralajmëron rritjen e pensioneve

15.11.2023 - 13:17

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se buxheti i vitit 2024 do u vijë në ndihmë pensionistëve përmes indeksimeve dhe bonuseve.

Lajmin Rama e bëri të ditur përmes një postimi në Facebook, ku thotë se janë mbi 700 mijë pensionistë që do të përfitojnë duke u mbështetur financiarisht.

Kujtojmë se buxheti i vitit 2024 u jep ministrive dhe institucioneve qëndore 406 mld lekë. Krahasuar me vitin 2023, janë rreth 10 mld lekë më shumë që do administrohen nga pushteti qendror dhe që do të shpenzohen për investime, paga dhe detyrimet përkatëse.

Ministria e Shëndetësisë do të ketë fondin më të madh, me vlerë 78 miliardë lekë. Ajo ndiqet nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë e cila mbulon shpenzime të rëndësishme sociale me 57 miliardë lekë dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë me 53 miliardë. Pas tyre vjen Ministria e Arsimit me 52.2 miliardë lekë dhe e ajo e Mbrojtjes me 48 miliardë lekë.

Krahasur me viti 2023, buxheti shkurton me 8.7 mld lekë fondin për Ministrinë e Financave, me 2 mld lekë për infrastrukturën ndërsa lë fond pothuajse të pandryshuar për Shëndetësinë dhe Bujqësinë.

Nga ana tjetër, vihet re shtesë e konsiderueshme buxheti për Ministrinë e Mbrojtjes me 8 miliardë lekë dhe për Ministrinë e Arsimit që merr 5 miliardë më shumë, fonde këto që shkojnë si detyrim ndaj objektivit të NATO dhe rritjes pagave në arsim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN