MENU
klinika

"Faleminderit kuqezinjve"

Kualifikimi i Shqipërisë në Kampionatin Europian të Futbollit, reagon Rama

17.11.2023 - 21:27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas kualifikimit historik të Kombëtares në Kampionatin Europian të Futbollit, pas barazimit me Moldavinë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë falënderon ekipin e kombëtares për këtë dhuratë fantastike, referuar kualifikimit.

”Faleminderit kuqezinjve për këtë dhuratë fantastike”, shkruan Rama në Facebook, shoqëruar me një foto të rezultateve të grupit.