MENU
klinika

I njohur si “talebani”

Kush është biznesmeni që iu sekuestruan pronat në Durrës?

22.11.2023 - 14:07

Prokuroria e Durrësit ka sekuestruar sot me kërkesë të autoriteteve italiane pasuritë e Gëzim Sallakut, i cili akuzohet për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Janë sekuestruar dy pasuri të llojit apartament, dy pasuri të llojit arë dhe dy pasuroi të paluajtshme të deklaruara për legalizim.

Më herët, në vitin 2021, Sallakut iu sekuestruar edhe 3 milion euro të ardhura nga veprimtaria kriminale.

Gëzim Sallaku rezulton të jetë një person me precedentë kriminal në shtetin italian. Ai është arrestuar në Itali në vitin 2018 ë organizate kriminale ku veprimtari e tyre ishte prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike. Ai njihet dhe me nofkën “talebani” apo “Zim”.

Më herët Sallaku është arrestuar më 14 prill të vitit 2015, pasi akuzohej për pastrim parash, vjedhje të materialeve të ndërtimit dhe përvetësim të aseteve fiktive. Në atë kohë urdhër-arresti ndaj tij u lëshua nga Prokuroria e Kremonës.

Gëzim Sallaku, ishte president i ekipit të futbollit italian “Darfio”, pronar i disa restoranteve dhe hoteleve në provincën e Brescia-s dhe në fushën e liqenit të Iseo-s.

Sipas autoriteteve italiane, mendohet që vlera e këtyre aseteve të arrijë në rreth 13 milionë euro. I arrestuar në fillim të 2017-ës ku vuajti masën e arrestit vetëm për disa muaj, Sallakut në fund të viti 2017-ë iu njoh nga Gjykata Kasacionit kthimi i pronave dhe aseteve të sekuestruara përfshirë dhe aksionet e klubit të futbollit “Darfio”.