Një letër-porosi e dërguar tek autoritet Sllovene, mund të hedhë dritë në zbardhjen e atentatit me armë në banesën e Gentjan Bejtja, ku mbeti i vrarë kunati i tij, Ramazan Sino dhe i plagosur djali 10 vjecc i Gentjanit.
Sulmi me armë ndodhi në muajin Korrik 2023 në fshatin Larushk, ndërsa objektiv i autorëve të krimi, ka qënë pikërisht Gentjan Bejtja, personazh ky i skeduar nga policia kriminale.
Si para dhe pas krimit autorët kanë përdorur një automjet tip “Golf 5”, të cilin më pas e kanë djegur së bashku me tre armët automatike.
Ky automjet është identifikuar që ka hyrë në Shqipëri përmes Kosovës.
Por pas hetimi ka provuar se makina rezulton të jetë marë në Slloveni, nisur nga kjo situatë pak ditë më parë Prokuroria e Tiranës, i është drejtuar me një letër-porosi autoriteteve Sllovene, duke kërkuar ndihmë juridike për kryerjen e disa veprimeve hetimore që janë të dobishme për zbardhjen e ngjarjes së rëndë të vrasjes së Ramazan Sinos dhe plagosjen e djalit 10-vjeccar të Gentian Bejtja.
Policia dhe prokuroria Shqiptare përmes kësaj letër-porosie shpresojnë të gjejnë prova bindëse, që do mund të identifikonin njerëzit që kanë marë automjetin tip Golf 5 nga Sllovenia dhe e kanë futur në teritorin Shqiptar, me qëllim përdorimin e tij në vrasjen e Gentjan Bejtja.
Në këtë ngjarje kanë marë pjesë 4 persona, ndërsa individë të tjerë rezultojnë të jenë marë me procesin e futjes së makinës në teritorin Shqiptar.
Pesë muaj nga atentati i ndodhur në oborrin e shtëpisë së Gentjan Bejtja në Larushk, policia dhe prokuroria e Tiranës nuk ka asnjë person të arrestuar si autor i krimit.
Bejtja ndodhej në makinë me kunatin Ramazan Sino dhe dy fëmijët e tij, por pak minuta para se të mbërrinte në vilën e tij në Larushk, Bejtja, zbriti nga makina duke i shpëtuar atentatit.
Dy ditë pas ngjarjes policia arrestoi Valter Bamin, vëllain e Durim Bamit, për akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve”, por hezitoi të ngrinte akuzë zyrtare për Bamin si i përfshirë në vrasje.
Sulmi me armë ndaj familjes së Gentjan Bejtjas në Larushk të Fushë-Krujës, është një hakmarje e kërkuar në mënyrë të pandërprerë, ndaj njeriut që tashmë është shpallur në kërkim policor.
Sipas anëtarëve të grupit të hetimit, duket se vrasësit pas kryerjes së krimit, kanë shfaqur entuziazëm, gëzim dhe euforizëm.
Pasi në ikje e sipër njëri prej tyre ka qëlluar një breshëri kallashnikovi në ajër dhe të gjithë së bashku kanë hipur në makinë duke u larguar në drejtim të Tapizës.