MENU
klinika

"Strategjia e avokatëve për ta nxjerrë nga qelia"

Lirimi i Malltezit, gazetari rrëfen prapaskenat: Në letër rrezikon 10 vite burg

22.11.2023 - 10:58

Gazetari Eni Ferhati thotë se është surprizuar nga vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për lirimin nga qelia të Jamarbër Malltezit.

Ferhati tha se në letra Malltezi rrezikonte deri në 10 vite burg.

Ai tha se avokatët e Malltezit dhe Berishës kanë përdorur si strategji kapjen procedurialisht të çështjes.

“Personalisht ishte një vendim surprizues, pa i hyrë detajeve të çështjes, vetëm nga fakti që Malltezi akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash që në letër rrezikon deri në 10 vite burg, fakti që në të kaluarën për individë të tjerë, zyrtarë apo personazhe me ngarkesa politike nuk kanë pasur lehtësi në Gjykatën e Posaçme të Apelit, për mua ësht ësurprizues. Gjithë strategjia e avokatëve të Malltezit apo Berishës ka qenë një strategji për të kapur procedurialisht çështjen”, është shprehur Ferhati.

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi la qelinë e paraburgimit 1 muaj pas arrestimit me urdhër të SPAK në aeroportin e Rinasit.

Apeli i GJKKO vendosi këtë të martë të lehtësojë masën e sigurisë për Malltezin, duke e ndryshuar nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, ndërsa për ish-kryeministrin Berisha mbetet në fuqi masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, duke i ndaluar daljen jashtë territorit të Shqipërisë.

Pas zbutjes së masës së sigurisë, Malltezi nuk ka reaguar personalisht për mediat, por ish-kryeministri Berisha ka postuar në rrjetin social Facebook të gjithë fjalën e dhëndrit të tij gjatë seancës gjyqësore në Apel.

Vendimin e drejtësisë për Malltezin, Berisha po ashtu e komentoi gjatë ditës, duke thënë se kjo nuk ndryshon vullnetin e tij për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut.

“Dhëndri im ishte i burgosur politik dhe është i burgosur politik. Malltezi nuk u nxor nga burgu, ai u la në arrest shtëpie. Kjo nuk përbën asgjë. Ajo do shkonte në Strasburg menjëherë. Millonai e shpreh në sallën e gjyqit me guxim, se korrupsioni konsumohet edhe me zbatimin e ligjit”, deklaroi Berisha.