MENU
klinika

Alfa Romeo Castagna Vittoria

Makina më e shëmtuar në botë së shpejti në ankand!

11.11.2023 - 12:12

Makina e cilësuar si më e shëmtuara në botë, Alfa Romeo Castagna Vittoria e vitit 1995, do të dalë në ankand më vonë këtë muaj në ekspozitën “Autoclassica” në Milano të Italisë. Bazuar në një Alfa Romeo 75 të vitit 1987, Castagna Vittoria u ndërtua për Panairin e Makinave në Gjenevë në vitin 1995 nga fabrika Carrozzeria Castagna.

Castagna u bë e famshme gjatë viteve 1920 dhe 1930 duke krijuar baza të automjeteve me porosi për brand-et sikurse Fiat, Alfa Romeo madje edhe për markën ndërkombëtare si Duesenberg nga SHBA. Shtëpia e dizajnit u mbyll në vitin 1954, por u ringjall në vitet 1990 dhe përdori modelin Vittoria si një mënyrë për të krijuar vëmendje.

Rikujtojmë, se së fundmi studentët zviceranë kanë thyer rekordin Guinness lidhur me shpejtësinë e makinës së tyre elektrike të ndërtuar me dorë. Automjeti i tyre ka thyer rekordin e mëparshëm që mund të përshkojë 0 deri në 100 kilometra në orë për më pak se një sekondë. Anëtarët e Klubit Akademik të Motorsporteve të Cyrihut (AMZ) nga universiteti kërkimor ETH i Cyrihut dhe nga Universiteti i Lucernit shpenzuan çdo minutë duke punuar për automjetin e tyre elektrik.