MENU
klinika

Episodi i lezetshëm

Margot Robbie ‘e fiksuar’ me Dua Lipën, reagimi ‘epik’ i partnerit

21.11.2023 - 14:12

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Power of Women të Variety”, aktorja e famshme Margot Robbie u pa gjithmonë e shoqëruar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa. Madje ato zgjodhën të uleshin bashkë në një tavolinë për të ndjekur eventin.

Në fjalimin që do të mbante para të pranishmëve, Robbie u përball me një moment të papritur pasi humbi zërin. Ylli i ‘Barbie’ i kërkoi bashkëshortit të saj që të ndërhynte dhe të përfundonte fjalimin e saj.

Në fjalimin e mbajtur nga ky i fundit, Robbie shprehu mirënjohjen, por zbuloi edhe një sekret të këndshëm, dashurinë e saj për artisten shqiptare, Dua Lipa.