03.11.2023 - 13:23
Këngëtarja e njohur Mariah Carey është paditur nga dy burra për këngën e saj të Krishtlindjeve ““All I Want For Christmas Is You”, e cila prej vitesh cilësohet si një ndër këngët më të mira dedikuar festave të fundvitit.
Andy Stone dhe Troy Powers pretendojnë se titullin e këtij hiti Carey ua ka vjedhur atyre nga kënga që ata bënë në vitin 1989, ndërsa e kanë hedhur në gjygj atë.
Nga ana tjetër sipas disa dokumenteve të siguruara nga “TMZ”, dyshja pretendojnë se dy këngët kanë një ngjashmëri të konsiderueshme në melodinë dhe ndjesinë e përgjithshme, teksa thanë se këngëtarja “ua ka hequr të drejtën e autorit nga këto vepra duke u shtirur sikur ato janë të sajat”.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kërkon 1.25 milion dollarë dëmshpërblim
Mariah Carey paditet nga motra e saj
Por jo vetëm...
Mariah Carey ndez dritat e ‘Empire State Building’
Pas së motrës
Mariah Carey paditet dhe nga vëllai për shpifje
Zëvendëson “All I want for Christmas”?