MENU
klinika

Fsheja e dënimit nga kryebashkiaku i PS

“Mosdeklarimi përbën vepër penale, t’i hiqet mandati”

14.11.2023 - 13:31

Pasi Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se kryebashkiaku i Kuçovës është dënuar në Greqi për kalim të paligjshëm të kufirit, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve po shqyrton sot rezultatet e verifikimit nga organi hetues.

Avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” janë shprehur se mosdeklarimi më vete përbën vepër penale dhe kanë kërkuar që Kreshnik Hajdarit t’i hiqet mandati.

“Dënimi mund të jetë i ulët, pak rëndësi ka. Pyetja sot është pse nuk u deklaruar. Kjo përbën vepër penale. KQZ ka pasur raste në të shkuarën, si Kajmaku, dhe rëndësi kishte mosdeklarimi në formularin e dekriminalizimit”, tha një nga avokatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

“Ajo që ne kërkojmë është pavlefshmëri dhe përfundim mandati të kryebashkiakut të Kucovës”, tha avokati tjetër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN