MENU
klinika

Në Kolonjë, tre banorë rrezikuan mbytjen

Moti i keq/ Disa akse ende po pastrohen!

28.11.2023 - 14:42

Gjatë orëve të natës dhe në mëngjes vendi është përfshirë nga reshje shiu dhe reshje dëbore në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Cangonj-Bilisht dhe në Dardhë ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës njofton Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Tre banorë të zonës së Prodanit rrezikonin të mbyteshin në ujërat e përroit Prodan – Gjonc. Vetëm ndërhyrja në kohën e duhur e shërbimit zjarrfikës të bashkisë së Kolonjës ka bërë të mundur shpëtimin e tyre, pasi lumi ishte i tejmbushur pas reshjeve të shumta të shiut.

Sipas shërbimit zjarrfikës, të tre banorët kanë kërkuar të kalojnë mjetin e tyre tip fuoristradë nga njëra anë e përroit në anën tjetër por rrjedha e madhe e përroit ka rrezikuar seriozisht jetën e tyre, pasi të tre e kanë patur të pamundur të dalin nga fuoristrada.

Banorët kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës që ka ardhur në kohën e duhur në vendin e ngjarjes. Herë pas here në situata të rënduara me reshje të shumta shiu ka dalja e përrenjve të fshatrave të bashkisë së Kolonjës kemi patur situata të tilla, kjo në të shumtën e rasteve edhe për shkak të dëmtimit të urave nga prurjet e shumta.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Rinisja e reshjeve të shiut dhe borës

ARRSH: Ja si paraqitet situata në rrugët e vendit


Lëvizje e shtuar në Kapshticë

Emigrantët kthehen për festat e fundvitit

Korça, Tirana, Vlora e Shkodra destinacionet më të preferuara

Të huajt zgjedhin Shqipërinë për festat e fundvitit!

Nëna kërkon ndihmë nga policia

Zhduket në rrethana misterioze 16-vjeçari

150 familje mbeten pa energji elektrike

Rikthehet dëbora në juglindje të vendit