MENU
klinika

Emri

Ndihmoi qindra emigrantë në mënyrë ilegale, dënohet me 7 vite burg 32-vjeçarja shqiptare në Britani

20.11.2023 - 10:41

Një 32-vjeçare shqiptare është dënuar nga drejtësia britanike me 7 vitë e gjysmë, për rolin e saj në trafikimin e emigrantëve ilegalë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

32-vjeçarja shqiptare e quajtur Ujeza Kurmekaj, u arrestua në shtëpinë e saj në Banbury, Oxfordshire, në tetor të vitit 2022.

Nga hetimet, autoritetet gjetën qindra mesazhe në telefonin e saj, të cilat tregonin se si ajo ndërmjetësonte lidhjen e kontrabandistëve me njerëzit që dëshironin të kalonin në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas mediave angleze, në mesazhet e shqiptares gjendeshin biseda orientuese për kontrabandistët, ku caktonte vendndodhjet e takimit mes tyre dhe emigrantëve.

“Kemi këtu një familje, burrë gruan një fëmijë”,- thuhej në një prej mesazheve, si dhe “3 gra dhe fëmijë 14 17 12 vjeç”, deti shumë i keq”.
Po ashtu, raportohet se telefoni i saj përmbante 21 imazhe të letërnjoftimeve dhe pasaportave shqiptare, të cilat, kur u verifikuan, tregonin se nëntë nga individët të cilëve u përkisnin, kishin mbërritur në Mbretërinë e Bashkuar me një varkë të vogël.

Kurmekaj u deklarua fajtore nën akuzat për lehtësimin e imigracionit të paligjshëm, më 3 nëntor në Gjykatën e Kurorës së Oksfordit.

Pas përfundimit të masës së dhënë, ajo do të kthehet në Shqipëri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kreshnik Spahiu paralajmëron lajme tronditëse

“Dy politikanët që do u pritet “koka” nga SPAK”