MENU
klinika

Donaldi prek me fjalët për të

Në “5 herë Jo”, Agron Llakaj nuk mund të thoshte “Jo”

21.11.2023 - 14:15

Në mesin e gjithë aktorëve dhe personazheve të njohur të cilët do të jenë pjesë e filmit “5 herë Jo”, është dikush, mungesa e të cilit nuk mund të ekzisonte si opsion. Aktori i mirënjohur Agron Llakaj ka pranuar ftesën e Donald Veshaj dhe Bora Zemanit për të qenë pjesë e filmit të tyre.

Teksa ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa copëza gjatë xhirimeve, Donaldi ka treguar sa i lumtur dhe mirënjohës ndihet që Agroni pranoi ftesën e tij. Ndër të tjera ai e krahason atë edhe me ikonën kinematografike Robert De Niro.

“Robert De Niro! Kështu më dukesh mua! Ky film duhej ta kishte @agronllakajofficial pjesë të tijën patjetër si në cdo fillim të ri për mua. Respektin, mirënjohjen, dashurinë që kam për ty e dinë të gjithë por dua të them vetëm që mezi prisja të kisha dicka të madhe në dorë e të kisha mundësi të të ftoja… Dhe ti prap ma dhe dorën për të bërë gjëra të mëdha bashkë! Të dua shumë!”, ka shkruar Donaldi krahas foto-kolazhit.

Duke ditur jo vetëm kiminë e mirë mes dy aktorëve, por edhe mjeshtërinë e Agron Llakaj, po presim me padurim muajin dhjetor për të parë më fund filmin.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN