Zëdhënësi i Fredi Belerit, juristi Skerdilajd Dhuli në një studio televizive tha se para gjykatës janë paraqitur dëshmitarë që as nuk e kanë njohur Fredi Belerin.
Ai tha se ka qenë policia e Himarës ajo që ka paraqitur në gjykatë, prova dhe fakte të cilat sipas tij nuk qëndrojnë.
“Gjykata ka thirrur për dëshmi disa nga emrat e pretenduar që gjenden në atë listën e famshme. Ata persona, e para nuk e kanë ditur fare se kush është Fredi Beleri dhe kanë deklaruar në Gjykatë, nuk është pretendim i imi. Ata kanë deklaruar se nuk e njohin Fredi Belerin.
Gjykata është vendosur para një çudie nga ana ligjore, pasi policia e Himarës u ka çuar disa akte ligjore që nuk qëndrojnë askund”,-tha juristi.