MENU
klinika

"Në spital shkoi i vdekur, i vendosën vigon falso"

Nëna e Lear Kurtit: Tek brinjët e tij kishte shenjë goditje!

29.11.2023 - 14:32

Nëna e Leart Kurtit ka reaguar pasi Prokuroria e Tiranës pushoi çështjen për vdekjen e djalit të saj, më 19 tetor 2022, pas shoqërimit nga Policia në Komisariatin numër 3.

Hetuesit pushuan çështjen duke arritur në përfundimin se efektivët e policisë, të cilët bënë shoqërimin e tij në komisariat, nuk kishin kryer shkelje. Por e ëma e 32-vjeçarit, në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, u shpeh se djali i saj ka vdekur në duart e policëve.

Mes dhimbjes e lotëve u shpreh se në momentin që Leari ka mbërritur në spital ka qenë i vdekur dhe se i kishin vendosur një vigon falso. Nëna e 32-vjeçarit tha se ai kishte një shenjë goditje tek brinjët, duke theksuar se ka shpresë tek gjykata pasi vetë nuk ka fuqi që ta ndjekë çështjen.

“(Qan) Vetëm dy fjalë dua të flas. Në momentin që ka kapur djalin tim, dha shpirt aty, në duart e tyre nuk e dërguan në spital.

Djali ishte i fuqishëm, në atë gjendje nuk bëhej kurrë. Shkonte çdo mëngjes tek liqeni, bënte ushtrime fizike.

Ai dha shpirt në duart e patrullës, duhet ta dërgonin në spital.

Vdiq në duart e policisë dhe nuk i dhanë ndihmën e parë. Vetëm njëherë më kanë thirrur sepse donin të mbyllnin çështjen

Ai e përdorte hashashin, ka qenë vetëm. Djalin duhet ta kishin çuar në spital, jo në komisariat. Lear ka dhënë jetën në duart e tyre dhe në spital kanë thënë ky është i vdekur. I vendosën kot një vigol falso. Duhet të na ndihmojnë jo të na marrin jetën.

Në trupin e Learit ka një shenjë goditje tek brinjët. Kam shpresë tek gjykata, sepse unë s’kam fuqi ta ndjek. I lutem Zotit të na puqë sërish bashkë. T’ia jepnin ndihmën e shpejtë, e kishin afër spitalin”, tha ajo.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Ka vdekur nga mbidoza e drogës!"

Prokuroria pushon çështjen për Lear Kurtin