MENU
klinika

Mbërrijnë oficerët e policisë gjyqësore

Nisin hetimet për incidentet në Kuvend

02.11.2023 - 12:50

Në përfundim të seancës plenare, që u shoqërua me disa incidente për shkak të aksionit të opozitës, në Kuvend kanë mbërritur oficerët e policisë gjyqësore.

Oficerët po mbledhin provat në sallë, ku janë ende karriget e përmbysura. Gazetari i Top Channel, Muhamet Veliu, raporton se në Kuvend është futur edhe drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj.

Kujtojmë se ende pa nisur seanca, disa nga deputetët e “Rithemelimit”, kryesuar nga Sali Berisha kanë shkuar në Kuvend duke marrë karriget e maxhorancës dhe duke i përmbysur ato para foltores së parlamentit në shenjë proteste. Teksa Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla prezantonte projektligjet, deputetët përplasnin duart në tavolina, dhe ndezën tymuese në ngjyrë blu dhe mavi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN