MENU
klinika

"Mos bllokoni anëtarësimin e Shqipërisë në BE"

Pas Gjermanisë, edhe Spanja ‘shuplakë’ Greqisë

29.11.2023 - 14:37

Pas Gjermanisë, edhe presidenca spanjolle e BE ka kritikuar Athinën për qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë ne procesin e integrimit evropian per shkak te ceshtjes Beleri. Burime diplomatike të cituara nga gazeta greke KATHIMERINI thonë se presidenca spanjolle e unionit eshte “veçanërisht e acaruar” me palën greke.

Ditë më parë edhe kancelari gjerman Olaf Scholz i kujtoi Athines zyrtare në mënyrë të prerë se procesi i anëtarësimit te shqiperise nuk duhet të bllokohet nga një çështje dypalëshe, te cilen Greqia nuk e quan te tille, por nje shkelje te drejtave te njeriut.

Sipas gazetes Kathimerini, zyrtaret e BE-së pritet të diskutojnë këtë çështje me palën greke, ndersa sot ceshtja do te jete teme diskutimi ne takimin e perfaqesuesve te perhershem te BE, pasi Shqipëria përfundoi me sukses fazën e parë të negociatave të anëtarësimit në BE (procesi screnning) të premten e kaluar pas 14 muajsh konsultime .

Referuar shkrimit të medias greke po zhvillohen konsultimet intensive diplomatike që Athina të nënshkruaje në mënyrë që Shqipëria të fillojë negociatat për grupin e parë të kapitujve të anëtarësimit në BE.

Sipas Kathimerini, edhe ne rast se nenshkruan per cbllokimin e kesaj faze, Athina po shqyrton mundesine për “bllokimin” e fazës tjetër të procesit përkatës, i cili përfshin një raport që përshkruan permbushjen e te gjitha kritereve nga Tirana zyrtare, thene ndryshe raporti i përhershëm i anëtarësimit, si dhe thirrjen e një konference ndërqeveritare përkatëse.

Më 11 nëntor Greqia vendosi të mos i bashkohet shteteve të tjera anëtare të BE-së për të plotësuar kërkesën e komisionit Evropian për hapjen e negociatave për tre grup-kapitujt e parë. Këta kapituj janë nga më të rëndësishmit pasi kanë të bëjnë me demokracinë, funksionimin e institucioneve demokratike dhe prokurimet publike

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Nëse kryebashkiaku i zgjedhur nuk betohet..."

Fredi Beleri në burg, Greqia ‘paralajmëron’ Tiranën