MENU
klinika

Arrestohen 7 persona

Pesë lokale në Durrës me baste sportive

13.11.2023 - 13:41

Shtatë persona janë arrestuar në Durrës, pasi kanë vënë baste sportive në disa lokale, në kundërshtim me ligjin.

Nga operacioni “Basti i fundit” u konstatuan 5 lokale në Durrës dhe Kavajë, në të vilat ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i lojërave të fatit.

Në pranga ranë A. K., 33 vjeç, R. B., 30 vjeç dhe D. Sh., 30 vjeç, të tre banues në Durrës, si dhe shtetasit E. H., 32 vjeç (nuk kishte regjistruar lokalin që kishte në pronësi, në Kavajë), E. Ç., 32 vjeç dhe T. O., 32 vjeç, Sh. D., 52 vjeç, të katërt banues në Kavajë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 7 celularët e të arrestuarve, të cilët shërbenin për vënien e basteve.