MENU
klinika

"Luftë" edhe me George Soros

Projektligji i Hungarisë po i prish qetësinë Evropës…

23.11.2023 - 10:34

Viktor Orban vazhdon të trazojë qetësinë e Europës.

Së fundmi, partia qeverisëse Fidesz e kryeministrit hungarez Viktor Orban paraqiti një projekt-ligj për “mbrojtjen e sovranitetit kombëtar” në parlament për t’u mbrojtur kundër asaj që e quajti ndërhyrje të papërshtatshme politike nga individë ose grupe të huaja.

Ligji vjen në një kohë kur nacionalisti Orban, i cili është përplasur vazhdimisht me Bashkimin Evropian për të drejtat demokratike në Hungari gjatë 13 viteve të fundit, ka rritur fushatën e partisë së tij përpara zgjedhjeve të Parlamentit Evropian të qershorit të ardhshëm.

Projektligji parashikon krijimin e një organi të posaçëm që do të hetonte dhe monitoronte rreziqet e ndërhyrjeve politike dhe do të rekomandonte ndryshime në rregullore.

Ai gjithashtu do të dënonte financimin e huaj të ndaluar të partive ose grupeve që konkurrojnë në zgjedhje me deri në tre vjet burg.

“Sovraniteti i Hungarisë minohet – dhe kjo gjithashtu mbart një rrezik në rritje për sigurinë kombëtare – nëse pushteti politik bie në duart e personave ose organizatave të varura nga ndonjë fuqi, organizatë apo person i huaj”, thuhet në projektligj. Mirëpo, reagimet kanë qenë të ashpra.

Fushata e qeverisë hungareze është “propagandë thellësisht e njollosur nga antisemitizmi”, tha dje një zëdhënës i Fondacionit Soros. Një zëdhënës i qeverisë hungareze tha se akuzat ishin “të pabaza”.

Të hënën, qeveria e kryeministrit nacionalist Viktor Orban vendosi postera duke kritikuar Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ku ajo shfaqej pranë djalit të Soros, Alexander, me mbishkrimin: “Le të mos kërcejmë ndërsa ata luajnë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kadare dhe intelektualët paralajmërojnë

“Evropa do të zhduket nën dallgët e populizmit”