MENU
klinika

Sa vitet burg kërkohet për Joana Duron

Prokuroria jep pretencën për ish-sekretaren e Ministrisë së Shëndetësisë

13.11.2023 - 13:48

Për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së shëndetësisë Joana Duro, prokuroria e posaçme ka kërkuar 4 vjet heqje lirie nën akuzën e korrupsionit pasiv.

Ndërsa për specialisten e nivelit të lartë, Laura Shteto SPAK ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim. Vladimir Topi, administratori i kompanisë “Dricons” rrezikon 2 vjet burgim, nëse gjykata merr parasysh kërkesën e prokurorit, Dritan Prençi. Për inxhinierin, Silvi Shehi, organi i posaçëm i akuzës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burgim.

Të tre të pandehurit akuzohen për korrupsion aktiv. Sipas SPAK ata i dhanë Laura Shtetos 330 mijë lekë për të përfituar tenderin e sipervizimit të disa qendrave shëndësore në Tiranë e Durrës.