MENU
klinika

Mbyllja e ambasadave

Pse Kim Jong Un po e izolon me qëllim Korenë e Veriut?

04.11.2023 - 11:35

“Ne po zbatojmë operacione për tërheqjen dhe ngritjen e misioneve diplomatike në përputhje me ndryshimet në mjedisin global dhe politikën e jashtme kombëtare. ”

Me këtë deklaratë, një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Koresë së Veriut konfirmoi mbylljen e disa zyrave diplomatike, shumica prej tyre në Afrikë.

Vendet në të cilat regjimi i Phenianit nuk do të ketë më përfaqësim diplomatik janë Spanja, Hong Kongu, Angola dhe Uganda dhe kjo sjell një reduktim prej gati 25% të misioneve të Koresë së Veriut në botë.

Nëpërmjet website-t të saj zyrtar, Ministria e Punëve të Jashtme ka dashur të saktësojë se vendimi është marrë për t’i lënë rrugë “riorganizimit të kapaciteteve diplomatike në mënyrë efikase” dhe, megjithëse disa konsullata dhe ambasada po mbyllen, do të hapen zyra të reja për të marrë pjesë në misione të tjera.

North Korea's London embassy revealed: Life in Kim Jong-un's shadow | UK |  News | Express.co.uk

E njëjta ministri donte të shtonte se gjithçka do të ishte pjesë e aktiviteteve normale për promovimin e interesave kombëtare jashtë vendit, duke kundërshtuar ata që pretendojnë, si Koreja e Jugut, se kjo do të ishte shenjë e një rënie të dukshme ekonomiko-financiare, si pasojë e zbatimit të sanksioneve, imponuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara për provat bërthamore dhe raketore.

Autoritetet e Seulit flasin për “një paraqitje të shkurtër të situatës së tmerrshme ekonomike” me të cilën po përballet regjimi i Kim Jong-un, deri në atë pikë sa do të ishte “e vështirë të ruheshin qoftë edhe marrëdhëniet më të vogla diplomatike me aleatët tradicionalë”.

Pheniani, nga njëra anë, ndërpret lidhjet me disa kombe, por nga ana tjetër ai çimenton marrëdhënie të reja me të tjerët, para së gjithash me Kinën dhe Rusinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN