MENU
klinika

Disa arsye (jo aq të mira)

Pse moti i ftohtë ndikon për keq në organizmin tonë

30.11.2023 - 12:10

Moti i ftohtë mund të përmirësojë shumë gjëra në shëndetin tonë në shumë mënyra. Por ka disa pasoja jo aq të favorshme si kollitja e shtuar dhe ftohja.

Efektet e tjera të motit të ftohtë mund të jenë më shumë befasuese – ato përfshijnë dhimbjen e shpinës dhe madje një rrezik të shtuar të atakut në zemër dhe goditjes në tru.

Më poshtë ju tregojmë pesë mënyra si moti i ftohtë mund të ndikojë në trupin tonë:

1. Ndjesia e tepërt ndaj të ftohtit
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, i ftohti më së shpeshti prek hundën, veshët, faqet, mjekrën, gishtat e dorës ose të këmbës.

Mërdhirja trajtohet si një dëmtim i trupit i shkaktuar nga ngrirja. Simptomat zakonisht fillojnë me ndjesinë e ftohjes dhe dhimbjes së disa pjesëve të trupit, shoqëruar me shpime, pulsime ose dhimbje.

Kjo është faza kur lëkura bëhet e mpirë dhe e bardhë. Ekspozimi i zgjatur ndaj të ftohtit shkakton dëmtim të indeve. Zona e prekur mund të jetë e fortë dhe e ngrirë, por do të kthehet në të kuqe dhe do të ketë flluska kur të kthehet në normalitet

Kjo quhet mërdhirja sipërfaqësore, sepse prek shtresat e sipërme të lëkurës dhe indeve. Kërkohet trajtim, por nuk është aq serioz sa ngrirja e thellë, e cila mund të shkaktojë dëmtim të tendinave, muskujve, nervave dhe kockave nën lëkurë.

2.Mpiksja e gjakut
Jo të gjitha problemet shëndetësore që lidhen me ftohjet shkaktohen nga ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta, temperatura e shtëpisë tuaj është gjithashtu e rëndësishme sepse jashtë bëhet më e ftohtë.

Organizmi zhvillon një betejë të vazhdueshme për ta mbajtur temperaturën në rreth 37.5 gradë, ku qelizat dhe organet janë të mbrojtura nga dëmtimi.

Por kur ekspozohemi direkt në të ftohtë, gjaku ynë bëhet më i trashë, gjë që mund të çojë në koagulim – kur gjaku mpikset dhe ngurtësohet. Mpiksjet e gjakut mund të jenë serioze nëse nuk trajtohen, duke çuar në ngjarje të rrezikshme shëndetësore, si goditja në tru dhe sulmi në zemër.

3.Probleme me frymëmarrjen
Shumë prej nesh i mbajnë dritaret të mbyllura mirë gjatë ditës për ta mbajtur jashtë ajrin e ftohtë. Mund të mendoni se nata është një kohë e mirë për ta hapur dritaren dhe për ta ajrosur dhomën, pasi jeni strukur nën mbulesa.

Por, Met Office ka paralajmëruar se është e rëndësishme të mbani shtëpinë tuaj të ngrohtë dhe dritaren e dhomës së gjumit të mbyllur në netët e ftohta të dimrit.

Thithja e ajrit të ftohtë mund të jetë e keqe për shëndetin tuaj, sepse rrit rrezikun e infeksioneve të kafazit të kraharorit.

Ajri i ftohtë mund të bëjë që rrugët e frymëmarrjes të ngushtohen, duke rritur sasinë e mukusit që prodhoni dhe duke e bërë më të vështirë për ju frymëmarrjen. Ajri i ftohtë dhe i thatë gjithashtu mund t’i irritojë rrugët e frymëmarrjes dhe t’i përkeqësojë simptomat, si fishkëllima, kollitja dhe frymëzënia.

4.Imunitet i dobësuar
I ftohti gjithashtu mund të ndikojë në aftësinë e organizmit për t’i luftuar infeksionet. Sipas ekspertëve, kjo është arsyeja pse ndodhin më shumë vdekje nga infeksione, si pneumonia, në javët pas motit të ftohtë, ndërsa problemet e mushkërive dhe kollitja mund të zhvillohen në probleme më serioze.

Ajri i ftohtë mund ta bëjë më të vështirë luftimin e infeksioneve të frymëmarrjes, si ftohja dhe gripi, ndërsa qëndrimi i gjatë në ambiente të mbyllura mund të ndihmojë në përhapjen e infeksioneve të frymëmarrjes.

5.Dhimbje shpine
Nëse mendoni se dhimbja e shpinës përkeqësohet kur është ftohtë jashtë, nuk po e imagjinoni.

Dhimbja e shpinës në fakt mund të lidhet me presionin barometrik dhe temperaturën e jashtme. Ndryshimet në presion ndonjëherë mund të shkaktojnë dhimbje në nyjat artritike, duke përfshirë shtyllën kurrizore.

Nyjat tuaja reagojnë ndaj mjedisit dhe i ftohti i bën ato më të ngurtësuara dhe me më shumë gjasa për të pësuar lëndime.