MENU
klinika

Analiza

Pse negociatat me Rusinë janë “recetë për katastrofë”?

30.11.2023 - 10:30

Duke qenë se kundërofensiva e Ukrainës nuk po shkon saktësisht sipas planit dhe vëmendja e botës është zhvendosur te lufta midis Izraelit dhe Hamasit, disa po pyesin nëse nuk është koha që Volodymyr Zelensky të mendojë për negociatat e paqes me Putinin. Ushtarët ukrainas nuk arritën të bënin ndonjë përparim të madh kundër trupave ruse, dhe viktimat nga të dyja palët tani numërohen në qindra mijëra. Duke marrë parasysh dështimin e kësaj kundërofensive, ka gjithnjë e më shumë gjasa që një verë tjetër e përgjakshme ta presë Ukrainën. Për shkak të kësaj, por edhe për shkak të situatës në Lindjen e Mesme, gjithnjë e më shumë njerëz po pyesin nëse Zelensky duhet të shqyrtojë mundësinë e nënshkrimit të një marrëveshjeje paqeje me Vladimir Putin. Por ekspertët ushtarakë të intervistuar nga “Daily Mail” hedhin poshtë këtë mundësi, të paktën jo në afat të shkurtër, pasi në Kiev kjo shihet si “recetë për katastrofë”.

Zbardhen detajet e bujshme për përfundimin e luftës

Katastrofa për 10 vjet

Charlie Herbert, një ish gjeneral britanik që shërbeu në Afganistan, thotë se një veprim i tillë vetëm do të ngrinte “përpjekjet vrasëse” të Vladimir Putin, por nuk do t’i eliminonte plotësisht ato. “A do të vendosë Zelensky të negociojë tani? Absolutisht jo”, thotë Herbert. Ai shton se ndërsa është “disi e pashmangshme” që lufta të përfundojë me një formë zgjidhjeje politike, kjo nuk do të ndodhë së shpejti. Po ashtu edhe Aliona Hlivco, drejtoreshë e qendrës së mendimit të Shoqërisë Henry Jackson, thotë se nëse Ukraina arrin një marrëveshje tani, në një kohë kur nuk ka zhvillime të rëndësishme në terren, Putini do të kthehet pas 10 vjetësh dhe do ta shkatërrojë plotësisht Ukrainën. “Kjo është një luftë ekzistenciale për Ukrainën. Nëse biem dakord tani, siç bëmë në 2015, Putini do të kthehet dhe do të eliminojë kombin ukrainas”, shton ajo. Ben Hodges, ish-komandanti i forcave amerikane në Evropë, thotë se tani nuk është koha për një marrëveshje dhe shpjegon se Zelensky e di se Putinit nuk mund t’i besohet në asnjë negociatë. “Perëndimi nuk e ka kuptuar ende se ne jemi në luftë me Rusinë”, thotë ai.

Russia pledges to reduce attack on Kyiv but U.S. warns threat not over | Reuters

Iluzioni i Ukrainës

Të gjithë ekspertët ushtarakë pajtohen se kundërofensiva ukrainase nuk ka qenë aq e suksesshme sa të gjithë kishin shpresuar dhe se përparimi ka qenë shumë më i ngadaltë se sa pritej. Përkatësisht, Rusia ende kontrollon pothuajse një të pestën e Ukrainës. “Kjo luftë ka arritur në një ngërç,” thotë koloneli në pension i ushtrisë amerikane, Gian Gentile. Herbert shton se kjo do të thotë se perspektiva e një fitoreje vendimtare ushtarake në të dyja anët mbetet iluzion. Vetë Zelensky pranoi se trupat ukrainase po përballen me një operacion të vështirë mbrojtës, veçanërisht tani që ka ardhur dimri. Bora dhe temperaturat shumë të ulëta e komplikojnë edhe më shumë situatën tashmë të vështirë në fushën e betejës. Por ka pasur përfitime në javët e fundit. Hodges thotë se këto përfitime, sado të vogla, nënkuptojnë se Zelensky “nuk ka nevojë apo dëshirë të negociojë asgjë me Putinin”. Dhe pa një marrëveshje paqeje, Herbert thotë se Ukraina po përballet me një tjetër ‘verë të përgjakshme’.

Negotiating with Russia Is Still a Bad Idea | RAND

Ndihma e Perëndimit

Por Perëndimi mund t’i japë fund kësaj lufte nëse i siguron Ukrainës armë të mjaftueshme për të fituar, thotë Ben Hodges, ish-komandant i forcave amerikane në Evropë. Sa kohë do të duhet që lufta të përfundojë varet nga sa do të jetë mbështetja perëndimore për Ukrainën dhe nëse kjo mbështetje do të jetë edhe më e madhe. Për Hodges, sistemet me precizion me rreze të gjatë, si sistemi taktik MGM-150 që mund të lëshojë raketa në një distancë prej 300 km, mund t’i mundësojë Ukrainës të heqë Krimenë nga durt ruse. Gentile thotë se është e vështirë të thuhet se sa do të zgjasë lufta nëse Perëndimi nuk dërgon më shumë armë. Ryan thotë se Ukraina duhet të bëhet anëtare e NATO-s në mënyrë që kombi – dhe Perëndimi – të arrijnë qëllimet e tyre, që është një Ukrainë “sovrane dhe e lirë”.“Ne kemi nevojë për një Ukrainë që është brenda NATO-s dhe BE-së, si një mburojë kundër veprimeve dashakeqe të Rusisë nën kontrollin e Putinit dhe ndihmësve të tij”, thotë ai. Dhe kjo absolutisht nuk do të arrihet në tryezën e bisedimeve.

“Përpjekje për të ruajtur një balancë delikate politike“

VOA: Netanyahu takime të veçanta me Biden, Harris dhe Trump

Analiza nga DW/ Foli shumë pak për Donald Trump

Pse Scholz mendon se Kamala Harris mund të fitojë në SHBA

“Izolimi i Kinës” nga bota

Si e mbylli Xi Jinping vendin?