Home » Klinika Online » Pse njëra nga këmbët mund të bëhet më e shkurtër?
7 arsye
Pse njëra nga këmbët mund të bëhet më e shkurtër?
27.11.2023 - 16:58
Është e mundur që këmbët e një personi të kenë gjatësi të ndryshme. Njerëzit shpesh e kanë të lindur, por është pak e vështirë që ta vënë re këtë gjë derisa rriten. Shumë njerëz kanë këtë problem për shkak të disa incidenteve që mund të kenë ndikuar në rritjen e pabarabartë të këmbëve. Por ka dhe raste të tjera, ku arsyeja është e panjohur. E dini cilat janë arsyet që njëra nga këmbët tuaja është më e shkurtër se tjetra?
1
Dëmtim i kockut. Një këmbë e thyer rritet në drejtime të ndryshme, veçanërisht nëse thyhet në shumë pjesë ose nëse indet e muskujve dëmtohen.
2
Dëmtimet nga sporti. Fëmijët që merren me sport janë më të rrezikuar në dëmtimin e gjymtyrëve, sepse kanë pllaka në rritje që ngurtësohen kur rriten. Sporte të tilla si futbolli dhe të bërit ski janë veçanërisht të rrezikshme.
3
Përdorimi i tepërt i gjymtyrëve. Gjatë një loje, përdorimi i shpeshtë i krahëve dhe këmbëve mund të shkaktojë rëndesë të vazhdueshme tek gjymtyrët tuaja. Përdorimi i tepruar i krahëve mund të shkaktojë diçka të quajtur “Lidhja e Vogël e Shpatullave”. Sportet nuk janë të këqija, por thjesht shmangni luajtjen e një sporti të njëjtë gjatë gjithë vitit.
4
Rrëzimet. Rrëzimi apo pengimi mund të ndikojë në mënyra të ndryshme, por sidomos në rritjen e kockave tek fëmijët. Aksidentet mund të dëmtojnë edhe shtyllën kurrizore, e cila mund të shkaktojë dëme të rënda të kockave.
5
Aktivitete të rrezikshme. Shumë lojra të fëmijërisë, si hedhja me litar apo kërcimi në trampolinë, mund të jenë më të rrezikshme se ç’mendojnë njerëzit. Loja me trampolinë është e njohur për rëniet, shkaktimin e frakturave, si dhe dëmtime serioze të shtyllës kurrizore. Gjithmonë sigurohuni që lojërat e fëmijëve tuaj janë të sigurta dhe të monitoruara.
6
Qëndrimi i trupit në mënyrë të pabarabartë. Mund të keni dëgjuar se qëndrimi i keq mund të shkaktojë rritje të pabarabartë të këmbëve tuaja, por vetëm në paraqitje. Qëndrimi i pabarabartë mund të shkaktojë vetëm skoliozë, e cila në të vërtetë nuk dëmton ose deformon kockat dhe është plotësisht e rregullueshme me trajnimin dhe ushtrimin e duhur.
7
Sëmundjet. Ka shumë sëmundje që ndikojnë në mënyrën se si rriten kockat, si tumoret në kock apo dëmtimi i sistemit nervor.