MENU
klinika

Rezultatet e sondazhit

Qytetarët i thonë ‘jo’ dhunës dhe kaosit të Rithemelimit në Kuvend, shumica dërrmuese mendojnë se do ‘braktiset’ nga elektorati

15.11.2023 - 22:54

Prej disa javësh qëllimi i Rithemelimit ka qenë të krijojë kaos në Kuvend dhe në komisione parlamentare, duke penguar zhvillimin e seancave normale. Shumë aktorë janë shprehur se kaosi në të vërtetë nuk ka të bëjë me ngritjen e komisioneve parlamentare siç pretendon Rithemelimi, por revolta lidhet me betejën e Sali Berishës me drejtësinë.

Por si do të ndikojë ky aksion i ri i opozitës te mbështetësit? Në sondazhin e Report Tv të realizuar në bashkëpunim me Eduard Zaloshnjën, shumica dërrmuese e qytetarëve mendojnë se aksioni i Rithemelimit po e dëmton opozitën.

Të pyetur a mendoni se strategjia e re e opozitës për bllokimin e aktivitetit të parlamentit do t’ia shtojë përkrahjen në elektorat vetëm 13.5% ose 275.000 qytetarë janë përgjigjur “po”. “Anoj nga po” janë shprehur 8.1% ose 165.000.

78.4% janë përgjigjur “jo”, ky aksion nuk do ia shtojë përkrahjen opozitës.

1700081140_3.jpg