MENU
klinika

Berisha: Kanë shkelmuar Kushtetutën

“Rama nuk lejon që iniciativat ligjore të ndërmarra nga opozita të paraqiten në Komisione”

01.11.2023 - 12:48

Ish-kryeministri Sali Berisha ka dalë në një prononcim për mediat pas përplasjeve mes deputetëve në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, duke bllokuar zhvillimin e mbledhjes së Kryesisë për projektbuxhetin e vitit 2024.

Berisha u shpreh iniciativat ligjore të ndërmarra nga opozita Edi Rama nuk i lejon të paraqiten në Komisione dhe në Parlament, ndërsa shtoi se “nuk ka gjë më absurde së të privosh deputetët nga e drejta ligjbërëse”.

“Edi Rama nuk lejon të paraqiten as në sallën e parlamentit, as në komisione, në mënyrë që qytetarët të mos mësojnë për këto iniciativa”, tha Berisha.

Sali Berisha: Krizën e thellë kushtetuese të parlamentit e urdhëroi dhe e krijoi Edi Rama me një kryetare parlamenti, të cilës mund t’i vihet edhe çdo deputet, por unë e rezervoj gojën dhe nuk lëshoj epitete fyese ndaj zonjës.

Por ua them këtu se nëse bëni një ripërsëritje të regjistrimeve tuaja, në mënyrën më të përsëritur e kam paralajmëruar zonjën se po e shkatërron parlamentin me qëndrimet tua, duke shkelmuar Kushtetutën dhe rregulloren në mënyrë të përditshme.

Pas një durimi të stërzgjatur të deputetëve të opozitës për të rivendosur të drejtat, erdhi një moment kur qenia e tyre në parlament ishte absolutisht fiktive. Kur ata 600 mijë votues që kanë votuar për këta, kishin zero përfaqësim në parlament, pasi përfaqësuesve të tyre iu mohohej de facto e drejta e tyre legjislative, ligjbërëse, iu mohohej në mënyrën më cinike, sepse opozita nuk kishte vota për miratimin e tyre, por trajtimi i tyre në parlament është detyrim kushtetues, është kusht themelor i një parlamenti pluralist.

31 iniciativa ligjore të ndërmarra nga deputetët e opozitës në emër të popullit që përfaqësojnë, por edhe të gjithë shqiptarëve se unë nuk besoj se iniciativa e minimumit jetik kishte të bënte vetëm me popullin opozitar, por me mbarë popullin shqiptar.

Dhe ishte një iniciative urgjente, e domosdoshme dhe plotësisht e përballueshme nga financat e shtetit. Janë me dhjetëra amendamente të tjera. është amendamenti i heqjes së parashkrimit për kryeministrin. Jam unë që e kam paraqitur atë amendament dhe shumë të tjera. Asnjë prej tyre.

Edi Rama nuk lejon të paraqiten as në sallën e parlamentit, as në komisione, në mënyrë që qytetarët të mos mësojnë për këto iniciativa. A ka gjë më absurde se sa të privosh deputetët nga atributi kryesor kushtetues i tyre, e drejta legjislative, e drejta ligjbërëse.

Këtë të drejtë në Kushtetutë e ka kryeministri, e ka deputeti dhe 20 mijë qytetarë. Këtë të drejtë, Linda e parlamentit me urdhër të Edi Ramës, ua heq deputetëve të opozitës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Çuçi: Nuk do të tolerojmë asnjë akt dhune!

Grushti në seancë ndaj Sinajt, PS kallëzon në SPAK Nallbatin!