MENU
klinika

Çuçi: Nuk do të tolerojmë asnjë akt dhune!

Grushti në seancë ndaj Sinajt, PS kallëzon në SPAK Nallbatin!

01.11.2023 - 12:07

Partia Socialiste ka kallëzuar në SPAK deputetin Bledjon Nallbati me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”.

Padia është dorëzuar ditën e sotme dhe vjen pas grushtit që Nallbati i dha kolegut të tij socialist Vullnet Sinajt në Kuvend, në seancën e 30 shtatorit.

Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Bledi Çuçi, i cili ka firmosur kallëzimin, thotë se nuk do të tolerojnë asnjë akt dhune.

“Sot, në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste firmosa kallëzimin penal për deputetin Bledjon Nallbati për dhunën fizike të ushtruar në seancën e fundit ndaj deputetit Vullnet Sina. Qëndrimi ynë është i qartë. Nuk do te tolerojmë asnjë akt dhune dhe refuzojmë këdo që e konsideron dhunën si mundësi për të shprehur mospajtimin. Ftojmë organet ligjzbatuese të bëjnë punën e tyre dhe t’i shkojnë deri në fund ngjarjes së 30 tetorit në Parlament”, shkruan Çuçi.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN