Kryeministri i vendit, Edi Rama ju ka uruar të gjithëve një ditë të bukur me pamjet e urës së re në Bashkinë Përmet.
Kryeministri shkruan se kjo urë që kalon mbi lumin Vjosë, lidh disa fshatra të bukura me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuajse të izoluar për shkak të mungesës së këtij investimi si dhe ju lehtëson jetën banorëve të zonës.
“Mirëmëngjes! Dhe me urën e re në bashkinë Përmet, e cila kalon mbi lumin Vjosë, dhe lidh disa fshatra të bukur me njëri-tjetrin që deri dje kanë qenë pothuaj të izoluar prej mungesës së këtij investimi, duke i futur edhe në hartën e Përmetit turistik përveçse lehtësuar jetën e vetë banorëve, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeministri Rama në Facebook.