MENU
klinika

Policia devijon kalimin e mjeteve

Reshje të dendura shiu në Dibër, rënia e inerteve bllokon disa akse

04.11.2023 - 11:06

Qarku Dibër është përfshirë gjatë mbrëmjes nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar probleme në qarkullim. Orët e para të mëngjesit ka pasur rënie inertesh në baypasin e Qafës së Murrizit dhe kalimi është bërë në njërin kah pjesërisht.

Në segmentin që lidh qytetin e Klosit me Rrugën e Arbrit ka pasur probleme nga gurët dhe inertet, ndaj policia ka devijuar kalimin e mjeteve që vijnë nga Mati dhe Klosi në rrugën e vjetër.

Aktualisht po punohet për pastrimin e rrugës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


6 viktima, mes tyre 1 e mitur

“Ciaran” godet Evropën veriperëndimore