MENU
klinika

Nuk përjashtohet as vendosja e sanksioneve

Rusët në alarm: Vuçiç po i hap derën NATO-s

21.11.2023 - 16:48

Stoltenberg dhe Vuiçiç biseduan mbi mundësinë që ushtria serbe të bëhet pjesë e stërvitjeve të NATO dhe kjo ka bërë jehonë në të gjitha mediat ruse…

Vizita e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg në Beograd nuk është mirëpritur nga Moska. Pas zërave se Rusia po tenton një front të ri lufte, Sekretari i NATO nisi një tur në rajon duke shkuar te të gjitha vendet që janë të rrezikuara nga ndikimi rus. Por vizita më e bujshme është bërë në Beograd, aty ku 24 vite më parë NATO nisi një sulm bombardimi në Serbi.

Stoltenberg dhe Vuiçiç biseduan mbi mundësinë që ushtria serbe të bëhet pjesë e stërvitjeve të NATO dhe kjo ka bërë jehonë në të gjitha mediat ruse. “Presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se qeveria e vendit do të shqyrtojë mundësinë dhe do të marrë një vendim për këtë çështje”, shkruan TASS. “Unë si komandant suprem i ushtrisë do t’i paraqes një kërkesë qeverisë së Serbisë që vendimi për rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta me NATO-n, si dhe me partnerët tanë të tjerë, të cilat i kemi mbajtur më parë, të shqyrtohet së shpejti”, tha Vuçiç.

Shumë media ruse e kanë për këtë lëvizje si një hapje dere ndaj NATO. Disa kanë pyetur madje dhe ekspertë, të cilët e shohin si një humbje të sovraniteti. Madje sipas tyre, Beogradi mund të shkojë dhe drejt vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë.

Stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Aleancën e Atlantikut të Veriut janë hapi i parë drejt humbjes së sovranitetit. Nga ana tjetër, çfarë mund të bëjë tjetër Vuçiç në kushtet kur vendi i tij është nën presionin e Perëndimit kolektiv, duke kërkuar të mbështesë sanksionet anti-ruse? Dhe ai foli me mjaft kujdes”, tha një ekspert rus.

Stoltenberg, po ashtu, tha në Beograd se autorët e sulmit në Banjskë duhet të dalin para drejtësisë.

Ne e mirëpresim faktin që Serbia është e gatshme të bashkëpunojë”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët për shtyp me Vuçiçin.

Stoltenberg tha se temë e bisedës me Vuçiçin ishte edhe sulmi ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gjatë protestës së komunitetit serb në Zveçan, në fund të majit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s theksoi se “mirëpret dhe mbështet formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ky do të ishte çelësi i normalizimit të marrëdhënieve. U bëj thirrje Beogradit dhe Prishtinës që të angazhohen në dialog nën kujdesin e BE-së, kjo është e vetmja rrugë drejt paqes dhe stabilitetit të përhershëm”, tha ai.