MENU
klinika

Shkaktoi trazira dhe hodhi tymuese në Parlament

Salianji: Aksioni i opozitës do vijojë, një nga gardistët në sallë kishte armë

02.11.2023 - 23:50

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur lidhur me situatën e shkaktuar sot në Parlament, ku vetë ai hodhi tymuese dhe shkaktoi trazira.

I ftuar në emisionin “Opinion”, Salianji theksoi se aksioni i opozitës do të vijojë, ndërsa nuk i kurseu akuzat ndaj kryetares së Parlamentit, Lindita Nikolla dhe gardës. Deputeti tha se brenda sallës së seancës, një nga gardistët ka qenë i armatosur dhe është kapur nga vetë deputetët e PD.

“Ne po kërkojmë të drejtat kushtetuese, këta thonë që do vendosim nga tre gardistë për çdo deputet. Çfarë pune ka garda. Nuk do i lëmë seancat, por çfarë pune ka garda. Personi që kishte ardhë dhe u largua nga seanca dhe nga kolegët e tij. Kishte armë dhe është kapur nga ne. Është kapur i armatosur. Njeriu që drejton gardën me tendera nga kjo qeveri familjarisht. Personi që ka armë është personi që kemi kapur ne. Në momentin që ne e identifikojmë që ka armë filloj të përdorte fizikisht dhe dhunë ndaj deputetëve. Gjithçka që ndodh në Parlament, ndodhe me urdhër të kryetares së Parlamentit. Gardistët janë në çdo cepë të parlamentit. Po të jetë për luftë ne do e linim që të shkojmë aty. Reagimi në parlament është vendosur aty për aty”, tha Salianji.

Shkaktoi trazira dhe hodhi tymuese në Parlament, Salianji: Aksioni i

Salianji tregon gardistin i cili mbante armë në Kuvend