MENU
klinika

Skandali/ E ftoi për takim në banesën e tij

Senatori i hedh deputetes ekstazi në pije dhe e drogon për ta përdhunuar

17.11.2023 - 10:57

Senatori francez Joël Guerriau, akuzohet se ka droguar një deputete në banesën e tij për ta përdhunuar.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës në banesën e senatorit në Paris, sipas RMC.

Senatori kishte ftuar për një një takim në shtëpinë e tij një deputete me të cilin kishte marrëdhënie miqësore.

Pasi ajo kishte pirë një pije në shoqërinë e tij, kishte filluar të ndihej keq dhe është larguar me nxitim. Deputetja ka shkuar menjëherë në spital dhe analizat zbuluan prani ekstrazie në trupin e saj.

Ajo ngriti padi ndaj senatorit francez, i cili u arrestua nga policia në banesën e tij mbrëmjen e së mërkurës.

Joël Guerriau u fut në paraburgim pa iu hequr imuniteti i deputetit. Gjatë kontrolleve të ushtruar në banesën e tij u gjet ekstazi.

66-vjeçari Joël Guerriau është senator për Loire-Atlantique që nga viti 2011 dhe aktualisht nënkryetar i komitetit për punët e jashtme, mbrojtjen dhe forcat e armatosura në Senat.