MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shëndeti oral, si ndikon në jetën seksuale të një mashkulli?

27.11.2023 - 14:12

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shëndeti oral, si ndikon në jetën seksuale të një mashkulli?

Mjeku: Buzëqeshja e shëndetshme ofron bukuri te një burrë por kjo nuk është arsyeja e vetme pse ata duhet të trajtojnë sa më shpejt çdo problem me dhëmbët. Sipas një studimi të ri, sëmundjet orale mund të dëmtojnë ndjeshëm performancën seksuale të një burri. Studiuesit nga Universiteti i Granadës zbuluan se sëmundja e mishrave të dhëmbëve shoqërohej me një rrezik në rritje të zhvillimit të mosfunksionimit erektil.

Studimi sugjeron se marrëdhënia midis shëndetit oral dhe seksual mund të jetë reciproke, pasi studiuesit gjetën gjithashtu prova që burrat me mosfunksionim erektil kanë më shumë gjasa të zhvillojnë sëmundje të mishrave të dhëmbëve si periodontiti. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve dhe disfunksioni erektil, thotë studimi, janë të lidhura me një proteinë të prodhuar në mëlçi.

Nga të gjithë meshkujt në studim, 80 u diagnostikuan me mosfunksionim erektil. Ekzaminimi dentar që pjesëmarrësit iu nënshtruan, tregoi se sëmundjet e mishrave të dhëmbëve shoqërohen me 2.17 herë më shumë shanse për të pasur probleme me ereksionin. Gjetjet e reja nënvizojnë rëndësinë e shëndetit oral jo vetëm për ruajtjen e një buzëqeshjeje të bukur tek meshkujt, por edhe për aspekte të shëndetit të tyre si seksualiteti.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"S'jam nga ato që kanë shtëpi në Holandë e që kapin 4 vila për 6 muaj!"

‘U kurua në Turqi?’ Veliaj flet pas shërimit dhe jo vetëm për Covidin